Kroaci, lind pasi thotë “po†në Kishë
24/08/2010 14:40
Ka thënë “po” para priftit në Kishë dhe më pas ka lindur vajzën e saj, duke mos marrë pjesë në drekën e dasmës.
Kjo i ka ndodhur një 31 vjecareje në Kroaci, e cila ishte ankuar për dhimbje gjatë gjithë ditës, por foshnjen e nxorri në dritë vetëm pasi u celebrua zyrtarisht. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytezën Karlovac, 50 km në jug të Zagrebit.
“Nuk ndihej mirë por mendonim se e kishte nga stresi i dasmës”, shprehet vjehrra Nikolina Kis. Pasi shtrëngoi fort dhëmbët gjatë ceremonisë, 31 vjecarja doli me vrap nga kisha duke shkuar në një stol parku ku edhe lindi. “Menduam ta quanim Lana por pasi lindi në kishën Madonna, vendosëm ta quajmë Maria”, shprehet bashkeshorti.
Top Channel