Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni do të udhëtojnë për në New York javën e parë të shtatorit.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Memli Krasniqi, të cilit i referohet Telegraf.

Krahas diplomatëve perëndimorë, presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni do të përfshihen në lobimin kundër projektrezolutës serbe, të cilën Beogradi e ka deponuar për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Shtete të fuqishme perëndimore që përkrahin Kosovën kanë paralajmëruar Serbinë se teksti i rezolutës së saj është i papranueshëm për shkak se bën thirrje indirekte për rifillim të negociatave për statusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA