Komiteti i Kryqit të Kuq: Të bëhet më shumë për të pagjeturit

24/08/2010 09:45

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje qeverive në ish-Jugosllavi të bëjnë më shumë për të zbardhur fatin e 15 mijë të pagjeturve nga luftërat e viteve të ‘90.

“Pas këtyre statistikave qëndrojnë individë, burra, gra dhe fëmijë, jetët e të cilëve u ndanë nga dhuna e paparë”, tha kreu rajonal i KNKK-së, Pol Anri, sipas Telegraf.

“Është çështje thelbesore dinjiteti dhe përgjegjësie politike që mijëra familjet e prekura të marrin lajme dhe përkrahje. Për t’i përmbushur detyrimet e tyre, shtetet në Ballkanin Perëndimor duhet të bëjnë shumë më tepër”, tha Arni, në hapje të ekspozitës së KNKK-së me titull “Jetët e zhdukura”.

Top Channel