Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar sërish qeverinë për korrupison. Sipas saj, në tenderin për targat e reja të automjeteve, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fituese kundër ligjit kompaninë me çmimin më të lartë.
AAK kërkon nga prokuroria dhe EULEX-i të nisë hetimet rreth kësaj çështjeje.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka shkelur ligjin për prokurimin publik në mënyrë drastike duke vendosur që të shpallë fitues kompaninë e cila ka qenë shumë më e shtrenjtë se kompanitë e tjera që kanë aplikuar”, është shprehur deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë nga xhepat e varfër të qytetarëve të Kosovës, 706 mijë euro më shumë sesa është dashur”, theksoi ai.
Top Channel