Rezoluta për Kosovën, pa modifikim
23/08/2010 09:00
Nuk do të ketë tërheqje e as modifikim te rezolutës për Kosovën.
Sipas zëvendëskryeministrit serb, Bozhidar Gjelic ky është qëndrimi përfundimtar i politikës së Beogradit.
“Ne do të refuzojmë edhe ofertën e shefit të diplomacisë gjermane, Vestervele, i cili të enjten në Beograd do të kërkojë në emër të BE-së, që Serbia të fshijë pjesë të tekstit të rezolutës, ku përmendet statusi i Kosovës”, tha Gjelic.
Top Channel