Policia kosovare merr Manastirin e Graçanicës
23/08/2010 18:35
Policia e Kosovës nga e hëna ka marrë nën përgjegjësi nga KFOR-i sigurimin e Manastirit të Graçanicës.
Kjo gjë është bërë duke u bazuar në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore Fetare dhe obligimet e dala nga pakoja e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari-t.
Në një kumtesë të lëshuar për media nga zyra për Informim e Policisë së Kosovës thuhet se, ky është një hap i madh në proçesin e forcimit gjithnjë më të madh të përgjegjësisë së Policisë së Kosovës.
Po ashtu në këtë komunikatë ritheksohet se, Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe profesionale që të marrë përgjegjësinë për siguri edhe të objeteve tjera fetare, që vazhdojnë të jenë nën përgjegjësinë e KFOR-it.
Top Channel