Personat e pagjetur, kërkimet në Kosovë do vazhdojnë

23/08/2010 08:30

Komisioni qeveritar për persona të pagjetur ka konfirmuar vazhdimin e kerkimeve për vendnodhje të mundshme të varrezave të tjera masive brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Prenk Gjetaj, i cili citohet nga mediat në Prishtinë, vendet e dyshuara jashtë Kosovës mbeten Rudnica dhe Medvegja në Serbi, si dhe Andrijevica në Mal të Zi.

Ndërsa, vendet brenda territorit kosovar ku mendohet se gjenden varreza masive jane përkatësisht fshati Zhilivodë, Kosharja, dhe Liqeni i Livoqit. Në Kosovë numri i te zhdukurve që nga përfundimi i luftës llogaritet mbi 1 mijë e 800 vete. Ndërkohë, 27 gushti është dita kur Kosova shënon ditën e personave të pagjetur.

Top Channel