Për të tretën ditë me radhë më shume se 120 zjarrfikës greke me 34 makina dhe me ndihmën e helikopterëve perpiqen te shuajne zjarret që kanë përfshirë ishullin e Evias në lindje të Athinës.

Pas panikut të madh që shkaktuan flakët që përfshinë zonën e Karistos ditën e shtunë në mbrëmje organet greke shpallen gjendjen e jashtëzakonshme, përderisa erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta që mbizotëronin në ishull, nuk ndihmonin në shuarjen e zjarrit, i cili kërcënonte zonat e banuara, prej të cilave u evakuuan dhjetera banore.

Sipas mediave greke tashme zjarret jane vene nen kontroll me perjashtim te disa vatrave te cilat zjarrfikesit po perpiqen qe t’i shuajne. Me shume se kater shtepi jane djegur ndersa ka pasur deme ne shume plantacione bujqesore.  

Nderkohe nje 51-vjecar eshte gjetur i vdekur pas zjarreve qe kane perfshire dje edhe disa zona pyjore ne pjesen jugore te ishullit te Kretes.Midis tyre edhe plazhi i famshem i palmave ne zonen Preveli,nje prej zonave me te bukura turistike te ishullit.

Sipas sherbimit zjarrfikes ne gjithe vendin kane shperthyer ne 24 oret e fundit mbi 83 zjarre, nje fenomen pothuajse i perseritur ne vitet e fundit ne muajt e veres.Ne gushtin e vitit 2007, 67 persona kane humbur jeten nga zjarret vrastare ne disa fshatra te pjeses jugore te gadishullit te Peloponezit.

Top Channel