Greqi, pengmarrja në Pire, hajduti dorëzohet
23/08/2010 18:15
Asnjë i plagosur, pengjet e lirë dhe hajduti që është dorëzuar në polici. Kështu ka përfunduar tentativa për vjedhjen e një banke të Pireut, në Athinë.
Pengmarrësi, një burrë me origjinë ruse, i armatosur, ka liruar pengjet e fundit dhe më pas është dorëzuar tek policia e cila kishte rrethuar bankën dhe arrestuar bashkëpunëtorët e tij, një grek dhe një i huaj.
Autoritetet kanë negociuar për tre orë me rrëmbyesin i cili përpara se të dorëzohej kishte lënë të lirë 15 persona.
Top Channel