Gjermani, spritz-mania pushon vendin

23/08/2010 09:20

Lamtumire birrë! Gjermania ka braktisur pijen e saj tradicionale gjatë kësaj vere, duke zgjedhur një pije më shumë verore me ngjyrë portokalli, shije të hidhur dhe me përmbajtje të lartë alkooli.

Quhet spritzen dhe ka qënë pija e cila dominoi tavolinat e të rinjve jo vetëm në Gjermani por në një pjesë të madhe të vendeve europianë gjatë muajve të nxehtë.

Në Berlin nuk ka lokal që nuk e ka futur në menu, por edhe Bavaria, rajoni më i madh jugor, e ka përqafuar me shpejtësi këtë tendencë.

“Të pish spritz tashmë është kthyer në një mani të vërtetë. Kjo ndodh edhe në Hofbrauhaus, birrerinë më antike të Gjermanisë”, shpruan gazeta Suddeutsche Zeitung.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA