Britani, ministri “bojkoton” lojën “Medal of Honor”

23/08/2010 09:10

Loja e re “Medal of Honor” cilësohet si e papranueshme nga ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, pasi sipas tij, mund të shtyjë një taleban të luftojë trupat britanike.

Ministri ka ftuar anglezët të bojkotojnë lojën që pritet të dalë në treg në datën 15 tetor. “Medal of Honor Tier 1” është loja e 15-të e kësaj serie që u publikua për herë të parë në vitin 1999.

Të rinjtë do të vishen si ushtarë dhe do të luftojnë përballë një armiku të ri dhe më mizor në Afganistan.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA