Zelandë e Re, 58 balena dalin në breg
21/08/2010 16:15
Janë kthyer përsëri në det 11 balena të një kopeje të madhe që kishte zbarkuar dje në bregun e Karikari Beach, në bregun verior të Zelandës së Re.
Më shumë se 100 vullnetarë kanë punuar fortë gjatë gjithë kohës për t’i shpëtuar gjitarët, duke u munduar t’i kthenin në det.
Por për 47 prej tyre, nuk mund të bëhej asgjë.
Top Channel