Myslimanët e Serbisë që jetojnë në zonën e Sanxhakut nuk janë aspak dakord me politikën zyrtare të Beogradit.

Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Lajiç i cili është një mysliman i qeverisë ka deklaruar se mundësia e përsëritjes së Kosovës në Sanxhak është e vogël, sepsë nuk ka potencial.

Por nuk ka mohuar mundësinë e përsëritjes së incidenteve të ngjashme.

Një pjesë e popullatës në Sanxhakut mbështesin kryeimamin Zukoliç që ka krijuar këshillin kombëtar të boshnjakëve, ndërkohë që qeveria kërkon zgjedhje të reja.

Zukoliç ka akuzuar Serbinë për flamurin që nuk i takon asaj, himnin dhe simbole të tjera.

Ai ka thënë se Beogradi nuk do të marrë vendime për ta, ndërkaq tre të rinj kanë djegur flamurin serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB