Një krokodil, parashikues i politikës

21/08/2010 09:10

Nuk ka fituar ende famën e oktapodit Paul, por megjithatë krokodili Dirty Harry, po bëhet orakull në politikën australiane.

Krokodili më i famshëm në këtë kontinent të largët ka dhënë parashikimin e tij se kush do të fitojë zgjedhjet e së shtunës mes kryeministres laburiste Julia Gillard dhe liderit konservator Tony Abbott.

Harry pasi është menduar gjatë ka zgjedhur pulen qe varej nen foton e Gillard. Harry është krokodil i ujërave të kripura është i gjatë 5 metra dhe peshon 720 kilogramë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel