Vuvuzela futet në fjalorin e Oksfordit
20/08/2010 11:45
Trumbeta simbol i Kupës së Botës 2010, vuvuzela, ëshë bërë objekt studimi edhe në universitetin prestigjoz të Oksfordit.
Emri i kësaj borie ka hyrë në edicionin e fundit të Oxford Dictionary of English bashkë me 2 mijë fjalë të tjera. Fjalori lind nga studimi i rreth 2 miliardë fjalëve të përdorura në anglisht që nga romanet dhe deri tek faqet e internetit.
Tre fjalë shumë të përdorura janë edhe “overleveraged” (i mbytur në borxhe), ”quantitative easing” (injeksion nga një bankë qëndrore) dhe “staycation” (pushime të kaluara në shtëpi për mungesë fondesh). I rëndësishëm është edhe kontributi i dhënë nga mediat sociale.
Top Channel