Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu vlerësoi se Kosova do të triumfojë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar se Serbia ashtu siç e ka marrë përgjigjen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do ta marrë edhe në Asamble.

Presidenti Sejdiu, sipas Telegraf, duke folur për proceset aktuale ka thënë se Kosova nuk ka shqetesim çështjen e bisedimeve, as të negociatave në forma të ndryshme me Serbinë, pasi është me rëndësi se një proces i madh ka përfunduar dhe Kosova është bërë e pavarur më 17 shkurt 2008, është njohur nga shumë vende dhe në fuqizim të tërë kësaj është mendimi tepër pozitiv i GJND-së.

“Kosova nuk u ikën asnjëherë bisedimeve me Serbinë që janë në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve sovrane. Për tema të tilla jemi të gatshëm të bisedojmë me të dhe me çdo shtet tjetër fqinj”, ka theksuar Sejdiu.

Top Channel