Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekoroi sot kolonelin amerikan të pensionuar, Lansing E. Dickinson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, për kontributin e tij të veçantë dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e dekorimit, sipas Telegraf, ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, zëvendësministri i FSK-së Behxhet Brajshori dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Sylejman Selimi.

“Puna e Lansing E. Dickinson mbetet një vlerë dhe frymëzim i fuqishëm profesional për Forcën e Sigurisë në Kosovë dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha në arsyetimin e tij Sejdiu.

Top Channel