Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Shqipëria renditet ndër 100 vendet më të mira në botë në klasifikimin që revista e përjavshme amerikane “Newsweek” ka bërë.
“Ndonëse rrallë është gjendur në artikujt kryesorë të gazetave dhe duket një model i pamundur për vendet e tjera, kjo demokraci e re, në fakt, po tejkalon të gjitha vendet e tjera me të ardhura të ulëta”, shkruan revista amerikane.
Klasifikimi është bërë mbi pesë kritere, ndër të cilat niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik. Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: “Vendet më të mira të botës”, për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria renditet e 57-a, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara. Sipas revistës amerikane “Newsweek”, Shqipëria merr çmim nderi për sistemin e arsimit. “Në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar”, shkruan “Newsweek”.
Në mesin e vendeve në kategorinë e saj me të ardhura të ulëta, ajo vazhdimisht renditet më e lartë në arsim, shëndetësi, si dhe cilësinë e jetës. Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50 me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-a me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-a me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të, me 58.7 pikë.
Top Channel