Kthimi i oktapodit Paul, tani tifoz me Anglinë

20/08/2010 16:10

Oktapodi Paul kthehet sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Këtë herë për të sponsorizuar kandidaturën e Anglisë në botërorin e futbollit të 2018-ës.

Paul, i bërë i njohur për gjetjen e rezultateve të tetë ndeshjeve në botërorin e Afrikës së Jugut, bëhet zyrtarisht mbështetës i kandidaturës së Anglisë.

Sipas versioneve që qarkullojnë mbi origjinat e tij, orakulli i akuariumit Sea Life i Oberhausen ka lindur në Weymuth të Anlisë në 2008-ën.

Për këtë arsye është marrë edhe vendimi i lajmëruar sot në një komunikatë për t’iu bashkuar yjeve të tjerë si David Beckham, Rio Ferdinand, Lewis Hamilton, Noel Gallagher e Sting për të ndihmuar Anglinë të realizojë ëndrrën e botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA