Kinë, në 2025-ën, 2 milionë viktima në vit nga duhani
20/08/2010 14:30
Kina ka numërin më të madh të njerzve që ndërrojnë jetë për shkak të duhanit dhe brenda vitit 2025 ky numër do shkojë 2 milionë në vit.
Parashikimi është bërë nga ekspertët, sipas të cilëve, Kina numëron 300 milionë duhanpirës. Aktualisht, 53% e meshkujve konsumojnë duhan por kjo përqindje do rritet në të ardhmen. Problem po bëhet edhe rritja e konsumatoreve femra të duhanit.
“Ky ves do ketë një impakt negativ në vend gjatë një periudhe afatgjatë”, shprehet zv/drejtori i qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Top Channel