Britani, princi Karl nis fushatën e ujit

20/08/2010 11:20

Shtëpia mbretërore britanike ka nisur një fushatë për kursimin e ujit të mbështetur fuqimisht nga princi Karl.

“Lahuni por me kursim”, është mesazhi që u jep shtetasve të tij princi, sipas të cilit, “më mirë 5 minuta në dush se sa një vaskë e madhe”. Ai shton se cdo familje mund të kursejë nga 5 në 15 stërlina në vit në faturën elektrike. Fushata e “Start” për ambientin ka si moto “Injoro ujin”.

Por deklarata e princit ka ngjallur polemika, pasi tabloidi “Daily Mail” reagon duke shkruar se Karli duhet të këshillojë në radhë të parë të atin që bën rregullisht banjë si dhe ish kunatën Sarah Ferguson. E nisur që në muajin korrik, fushata e “Start” rekomandon gjithashtu që britanikët t’i bëjnë pushimet sa më pranë shtëpisë dhe të riciklojnë gjithcka të riciklueshme.

Top Channel