Britani, dyfishohen divorcet mes çifteve gay

20/08/2010 15:55

Dyfishohen në 2009-ën numri i çifteve gay në Britani, të cilët pasi janë bashkuar në mënyrë civile, kërkojnë anulimin e lidhjes.

Gjithashtu është në rënie numri i personave të së njëjtit seks që kryejnë ritin e bashkimit civil parashikuar nga ligji britanik.

Gratë ndahen më shumë sesa burrat: 63 përqind e ndarjeve ka ndodhur nga gratë, duke i çuar anulimet në 2.1% të totalit të bashkimeve civile të celebruara nga ato.

Ndërkohë që ndarjet mes burrave përfaqësojnë 0.9 përqind të totalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA