Më shumë kohë me shokët? Më pak jetë

19/08/2010 12:25

Të rritesh në një ambient ku numri i meshkujve është më i lartë nga ai i grave mund t’i shkurtoje jetën tre muaj një burri.

Kështu thuhet në një studim të kryer nga kërkuesit e Harvard Medical School në Boston.

“Fillimisht kur e lexon këtë studim, tre muaj mund të duken shumë pak, po efekti është i njëjtë me perdorimin e një aspirine në ditë që shkatërron stomakun”, thotë autori i studimit Nicholas Christakis, docent mjekësie dhe sociologjie pranë universitetit amerikan.

Bashkë më kolegët, kërkuesi ka analizuar të dhënat e vdekshmërisë te meshkujt që kishin kryer shkollën bashkë me femra ose mes të njëjtës gjini.

Të dhënat treguan se jetëgjatësia e meshkujve të cilët kishin kaluar ditët në ambiente me shumë femra ishte lehtësisht më e madhe se ata që kishin jetuar në një ambient me dominancë mashkullore.

Top Channel