Një pacient që kurohej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është konstatuar se ishte infektuar nga virusi i Nilit ka humbur jetën.

Eshte viktima e katert e konfirmuar nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit te semundjeve ngjitese dhe e pesta qe ka vdekur ne spitalin Infektiv ne Selanik, qe regjistrohet brenda dy javesh ne Greqine Veriore nga virusi ne fjale.

Sipas organeve greke te shendetit numri i te prekurve eshte rritur ne menyre te ndjeshme ne dy ditet e fundit duke shkuar ne 60 raste, prej te cilave 26 kane marre ndihmen mjekesore ne spital dhe ndodhen tashme ne shtepi, ndersa 29 kurohen ne qytetet e Selanikut dhe Verias, 8 prej tyre ne repartet e reanimacionit.

Nga te gjithe te prekurit vetem nje ka qene i moshes 12 vjec ,kurse te gjithe te tjeret, persona te grupmoshes mbi 60 vjec.Specialistet greke deklarojne se numri i madh qe regjistrohet eshte si rezultat i rritjes se tufave te mushkojnave ne zonat e Greqise Veriore per arsye te temperatures se larte dhe lageshtires, pavareisht sperkatjeve te reja me pesticide qe kane kryer grupe nga Ministria e Shendetise.

Te prekurit me virusin e Nilit kane rrezik te shfaqin encefalit ose meningjit ,por ne shumicen e rasteve semundja mund te mos kete fare simptoma. Ne qytetet ku eshte shfaqur virusi eshte ndaluar me urdher te Ministrise Greke dhurimi i gjakut,cka ka shkaktuar probleme te medha tek dhjetera persona te cilet kane nevoje per gjak.

Ne vitin 2009 jane shfaqur raste sporadike te virusit ne Itali dhe sivjet edhe ne Portugali,ndersa eshte hera e pare qe ai shfaqet ne Greqi.

Top Channel