Dokumenti për pavarësinë, reagon Prishtina
18/08/2010 20:30
Ndërsa serbët e veriut të Mitrovicës bëjnë plane për të shpallur pavarësinë nga Kosova, Prishtina zyrtare i cilëson këto veprime provokime të rënda dhe deklaron se do të ndërmarrë çdo aksion për të ruajtur sovranitetin dhe rendin.
“Sipas të gjitha gjasave kjo deklaratë është shkruar nga eksponentë të partisë së Koshtunicës, si Marko Samarxhiçi e të tjerë, të cilët kanë një përkrahje pak më të gjerë për këtë letër. Për ne ajo ka qenë e mjaftueshme që të rrisim nivelin e gatishmërisë dhe të jemi të përgatitur”, është shprehur Rexhepi.
“Për këtë kemi informuar edhe faktorin ndërkombëtar se një gjë e tillë nuk do të lejohet”, shtoi ai.
Top Channel