Diaspora e Bashkuar Maqedonase, 18 këshilltarë të kongresmenëve amerikanë, përfaqësuesit e koalicionit turk të Amerikës, si dhe 15 profesorë dhe biznesmenë nga Turqia po lobojnë për çështjen e emrit me qëllim të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Kështu bën të ditur agjencia e lajmeve INA.
Për këtë qëllim ata kanë qëndruar në Maqedoni, ku kanë realizuar takime me kreun shtetëror, ndërsa pritet të udhëtojnë për në Turqi.
Kryetar i Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM), Meto Kollovski, theksoi se vizita e delegacionit amerikan është financuar nga koalicioni turk i Amerikës, organizata partnere e saj, por ka për qëllim që përfaqësuesit e lartë amerikanë të mësojnë më shumë për Maqedoninë, të njoftohen me institucionet dhe me situatën në vend, si dhe të shqyrtohen mundësitë t’i ndihmohet vendit në raport me anëtarësimin në BE dhe NATO.
Top Channel