Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Kai Mueller-Berner, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë modifikim të planit të Ahtisaarit për veriun.
Në një intervistë për BBC-në, ai tha se ky plan parashikon kompetenca më të mëdha për komunën e re të Mitrovicës veriore me shumicë serbe dhe një rol konstruktiv të Beogradit atje.
I pyetur nëse Zyra Civile Ndërkombëtare pajtohet me vlerësimin e kryeministrit Thaçi, sipas të cilit institucionet e Kosovës kanë përmbushur 90 për qind të obligimeve që dalin nga pakoja e Ahtisaarit, Kai Mueller-Berner tha “Ne pajtohemi që një pjesë thelbësore e planit të Ahtisaarit është zbatuar. Ne po punojnë në substancën e këtij plani në bashkëpunim me qeverinë. Ka ende punë për t’u bërë”.
Top Channel