Në LDK nuk ka qëndrim unik nëse Presidenti Fatmir Sejdiu është tashmë kandidat për kryetar të kësaj partie dhe nuk ka përgjigje se çfarë procedure do të ndiqet që ai të rizgjidhet për herë të dytë.

Kështu bënte të ditur në një shkrim të saj, e përditshmja e Prishtinës, ”Express”.

Sipas gazetës, gjithashtu ka zëra të ndryshëm se a duhet të ketë më shumë se një kandidat për numrin një të LDK-së, në Kuvendin që pritet të mbahet nga fundi i këtij viti.

Në partinë, që është forca e dytë në koalicion qeveritar, nuk ka përgjigje të qartë se a ka ndonjë pengesë ligjore që Sejdiu të shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së dhe që të jetë fizikisht i pranishëm në punimet e Kuvendit zgjedhor.

Situata mund të komplikohet edhe më shumë nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës sjell një vendim që nuk do të ishte në favor të Sejdiut.

Kjo gjykatë ka filluar tashmë procesin për të vërtetuar se a ka shkelje kushtetuese nga Presidenti i Kosovës, i cili mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të LDK-së.

Ka zyrtarë të LDK-së që për kryetar të partisë nuk shohin alternativë tjetër përveç Sejdiut.

Por, disa të tjerë insistojnë se duhet të ketë më shumë kandidatura dhe shprehin haptazi preferencën e tyre.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, që tani e sheh Fatmir Sejdiun si kandidat zyrtar, por edhe fitues të sigurt.

Ai thotë se deri tani kandidat i vetëm është Presidenti Fatmir Sejdiu dhe shton se e mbështet fuqishëm këtë kandidaturë.

Në një prononcim për kete gazete, Bujar Bukoshi ka konfirmuar se mbetet prapa qëndrimit se nëse Isa Mustafa kandidohet për kryetar të LDK-së, do ta përkrahte fuqimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA