Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Kai Mueller Bërner, në një intervistë për programin shqip të BBC-së, ka lënë të kuptohet se, nuk do të ketë modifikim të planit të Ahtisaarit për Veriun e Kosovës.

I pyetur nëse zgjidhja për veriun gjendet edhe më tej në kornizën e planit të Ahtisaarit, Bërner është përgjigjur: “Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë dhe ky është ai vizioni që e ka shprehur qeveria për qytetarët e saj në veri”.

Ndërsa, duke folur rreth asaj që më herët ka deklaruar kryeministri, Hashim Thaçi se, institucionet e Kosovës kanë përmbushur 90 përqind të obligimeve të pakos së Ahtisaarit, zëdhënësi i ICO-së, nuk ka folur me shifra, por ka theksuar se, pajtohet që një pjesë thelbësore e këtij plani është zbatuar, ndonëse mbetet ende shumë për t’u bërë.

Në këtë drejtim, ai ka përmendur domosdoshmërinë e themelimit të komunës në veri të Mitrovicës, si dhe decentralizimin që ka të bëjë me transferimin e kompetencave nga niveli qendror në atë lokal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA