Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka zbuluar pjesëtarin e saj që po kultivonte lëndë narkotike “cannabis sativa” në tokën e tij.

Siç raporton Ina, polici, 36 vjeçar me inicialet G.N kishte mbjellë mbi 300 rrënjë të lëndës narkotike marihuanë. Sipas MPB-së, pjesëtari i policisë po kultivonte drogën, që e kishin të shitur në tregun e zi.

Ndaj dy të ndaluarve janë ngritur kallëzime penale për “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike”, ku është shqiptuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Top Channel