Liderët kosovarë letër ndërkombëtarëve
16/08/2010 16:15
Liderët kosovarë kanë nisur një letër në drejtim të disa shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ku u kërkohet rrëzimi i rezolutës serbe në OKB.
Në letrën e dërguar nga kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës në përputhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mosaprovimi i rezolutës serbe në OKB.
Letra vjen në një periudhe intensive të angazhimeve kosovare për njohjen e pavarësisë, angazhime këto të përforcuara nga mendimi pozitiv i GJND-së.
Top Channel