Kryetari i Komunes se Rahovecit, Qazim Qeska, 45 dite pasi kishte informuar publikun se, largohet nga posti i fituar ne zgjedhjet e fundit lokale, ka ndryshuar mendje.
Ai ka vendosur te kthehet ne zyren e kryetarit te kesaj komune.
Qeska te henen pati një takim me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaçi, njëherazi kryetar i Partise Demokratike te Kosoves, kandidat i se ciles ishte dhe vet.
Para disa muajve Qeska kishte filluar zyrtarisht punen e tij, por ne fillim te korrikut Qeska dha doreheqje te parevokueshme, per shkak, siç kishte deklaruar, gjendjes jo te mire shendetesore.
Kjo gje beri qe subjektet politike te fillojne te prezantojne kadidatet e tyre, per zgjedhjet e jashtezakonshme në këtë komunë, te cilat pritej qe t’i shpallte presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, javen e kaluar prezantoi Smajl Latifin, si kandidat te saj per postin e te parit te komunes. Por, gjerat ndryshuan.
Brenda disa oresh partia e Ramush Haradinajt, AAK, reagoi duke e cilesuar kete si nje akt jo kushtetues, te kryeministrit.
Besnik Tahiri i AAK-se, prezantoi para mediave disa letra ne te cilat Qazim Qeska, fillimisht kishte informuar banorët e komunës se po vetedorehiqej nga posti i kryetarit. Me pas, nje gje te tille, ai e kishte bere duke e informuar edhe Ministrin e Administrimit te Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, e ky i fundit i kishte shkruar presidentit, se mund te shpallni zgjedhjet e jashtezakonshme, pasi doreheqja eshte konfirmuar ne menyre zyrtare, gjithnje sipas ketyre fakteve te ofruara nga AAK-ja.
Per te dalur nga kjo situate, kjo parti kerkon nga presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, qe te shpalle zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar te komunes se Rahovecit.
Top Channel