Rivarrimi i Isa Boletinit do të behet në oborrin e kullës muze që gjendet në fshatin Boletin të Mitrovicës. Aty dhe do t’i ngritet përmendorja.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Lutfi Haziri, i cili për këtë qëllim ka qëndruar të premten në Mitrovicë, ku është takuar me kreun e Kuvendit komunal, Avni Kastrati.

Më pas ministri Haziri ka vizituar kullën e Isa Boletinit. Gjatë vizitës në kullë, ministri i Kultures ka thënë se për ceremoninë e rivarrimit qeveria e Kosovës ka formuar një këshill të posaçëm, i cili do të përkujdeset që ceremonia të jetë madhështore.

Për këtë ngjarje historike janë shprehur të lumtur edhe familjaret e heroit Isa Boletinit. Nipi i tij, Xhavit Boletini, ka thënë se është tejet i lumtur që eshtrat e heroit të kombit do të prehen në qetësi në vendlindjen e tij.

Top Channel