Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, kreu i saj Hashim Thaçi ka thënë se, para asamblesë së OKB-së, do të ketë njohje për Kosovën.

Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur se për cilat shtete bëhet fjalë.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar kërkesën e Forcave te Sigurisë së Kosovës për mbulimin e kërkesave financiare të bartjes së kompetencave, lidhur me shkatërrimin e mjeteve shpërthyese, kompetencë kjo që deri tani ka qenë e KFOR-it.

Po ashtu është miratuar projektligji për industrinë e sigurisë private, projektligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara për siguri, udhëzimi administrativ për ushtrimin e kontrollit kufitar etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA