Agjencia e statistikave në Greqi ka deklaruar sot se ekonomia greke është reduktuar me 1.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit.

Kjo humbje i shtohet rënies prej 0.8 për qind të GDP-së, të regjistruar në tremujorin e parë të vitit, gjë që të con në përfundimin se rënia ekonomike ka përshpejtuar ritmet.

GDP-ja në Greqi ka rënë me 3.5 për qind që prej të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Vendi helen është detyruar të bëjë shkurtime të konsiderueshme shpenzimesh që kur arriti kulmin e krizës ekonomike.

Agjencia e statistikave, ELSTAT, ka deklaruar se reduktimi i ndjeshëm i shpenzimeve publike ka kontribuar në vartësinë e vendit nga recesioni.

Ekonomisët shprehen se nuk habiten nga shifrat e publikuara dhe fajësojnë qeverinë për pasigurinë e masave anti-krizë, që sollën dhe rënien e GDP-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA