Numri i personave të papunë në Bosnje e Hercegovinë, deri në muajin qershor ka arritur në 511.783 persona.

Lajmin e bën të ditur Agjencia boshnjake për punësimin, sipas të cilës gjysma e personave në fjalë janë gra.

Sipas burimit, nga personat e sipërpërmendur, 180 mijë janë punëtorë të kualifikuar, 160 mijë të pakualifikuar dhe 120 mijë me përgatitje profesionale të mesme.

Top Channel