Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të bisedojë me Serbinë, por jo për cështjen e statusit.

Deklaratën e tij Sejdiu e bëri gjatë një takimi me studentë nga e gjithë Evropa, të mbledhur në Universitetin Veror Amerikan në Prishtinë.

Gjithashtu, Sejdiu ka shprehur bindjen e tij se pas vendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova do të njihet edhe nga shtete të tjera.

Më tej, presidenti është shprehur i kënaqur me arritjet e Kosovës në dy vjet pavarësi dhe ka shtuar se shteti i ri është i angazhuar për vendosjen e raporteve të mira me shtetet fqinje.

Top Channel