Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se ka fakte për bisedimet sekrete që sipas saj po zhvillohen mes eksponentëve të qeverisë kosovare dhe Beogradit.

Nënkryetari i AAK, Ardian Gjini është shprehur se për momentin nuk mund të japë detaje mbi këto takime, por ka premtuar se ato do të publikohen së shpejti.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi zyrtar po mbajnë takime sekrete, larg syve të opinionit publik.

Gjini ka kritikuar më tej kryeministrin kosovar Hashim Thaci, i cili i cilësoi deklaratat e AAK-së si qesharake dhe ka ftuar mediat kosovare që ta hetojnë rastin.

Top Channel