Qeveria Thaci ka nisur të bëjë një kontroll të performancës së ambasadorëve të Kosovës nëpër botë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ende nuk janë publikuar rezultatet e këtij hetimi, i cili mund të cojë në ndryshimin e diplomatëve.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Citaku ka deklaruar se ky dikaster ka ngritur një komision të posacëm, por ka shtuar se i takon ministrit Skënder Hyseni që në bashkëpunim me kryeministrin Thaci dhe presidentin Sejdiu të marrë një vendim mbi këtë cështje.

Top Channel