Indi, 300 turistë të bllokuar në Ladakh

07/08/2010 11:30

Janë më shumë se 1000 nga të cilët 300 të huaj, turistët e bllokuar nga koha e keqe në rajonin e Ladakh, në Kashmirin indian.

Stuhitë e forta kanë shkaktuar vdekjen e 112 personave.

Aeroporti i Lehut, kanë bërë të ditur përgjegjësit e tij, është teknikisht operative, por asnjë kompani nuk ka filluar lidhjen ajrore për shkak të gjendjes së pistës.

Nuk janë shënuar viktima apo të lënduar mes turistëve të bllokuar në Ladakh.

Top Channel