Kriza, Obama: Duhen progrese më të shpejta

06/08/2010 21:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se duhen progrese më të shpejta në frontin e krijimit të vendeve të reja të punës.

“Fakti që në muajt e fundit janë krijuar vende të reja është një sinjal i mirë, por dalja nga recesioni do të kërkojë një farë kohe”, ka pohuar Obama.

Reagimi i presidentit erdhi pas publikimit të shifrave të korrikut mbi papunësinë, që e vlerësonin në kuotën 9.5% për muajin e dytë rresht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA