Itali, del treni nga shinat, një i vdekur

06/08/2010 14:15

Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, pas daljes së një treni nga shinat në Napoli.

Disa prej pasagjerëve kanë pësuar dëme të rënda në krahë dhe këmbë, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje kome.

Mjeti ishte nisur nga San Giorgio në Cremano dhe ishte drejtuar për në stacionin qëndror në Napoli.

Shkak mendohet të jetë shtimi i shpejtësisë në mënyrë të papritur nga drejtuesi i trenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA