Apple, në Londër hapet dyqani më i madh

06/08/2010 14:05

Apple do të hapë nesër dyqanin e 300, më të madhin në botë, në zemër të Londrës, në Covent Garden.

Dyqani që gjendet në krahë të Apple Store të Regent Street, është realizuar në një ndërtesë të viteve 800 të restauruar nga brenda, ku ndodhen edhe dhoma të dedikuara për secilin prej produkteve të saj më të kërkuar: Mac, iPhone, iPad e iPod, ku mund të provohen kompjutera, telefona dhe riprodhues të muzikës.

Në dyqan ndodhet edhe një briefing room dedikuar për klientët e biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA