SHBA, qeni ushtarak rekuperohet pas luftës
05/08/2010 13:05
Një qen ushtarak i quajtur Xhina po merr veten pas stresit post-traumatik që pësoi pas një turi 6 mujor në Irak, ku mosi pjesë në shumë operacione.
Një veteriner e diagnostikoi qenin me PTSD, crregullim për të cilin studiuesit thonë se mund të prekë kafshët njësoj si njerëzit.
Qeni 2 vjecar u kthye në shtëpinë e tij në Bazën Ajrore Peterson një vit më parë i terrorizuar dhe i tmerruar, por tani është pranë rekuperimit të plotë.
Rreshteri Eric Haynes, i cili kujdeset për 18 qenë në bazën ushtarake, ka deklaruar se nuk ka parë asnjëherë kafshë me probleme të këtij lloji.
Top Channel