Rusi, zjarri kërcënon kafshët

05/08/2010 19:15

Zjarret që prej dy javësh po shkatërrojnë Rusinë, kërcënojnë një rezervat të madh të kafshëve në Khoteichi dhe disa arinj rrezikojnë të digjen.

Në lokalitetin, 100 kilometër në juglindje të Moskës, gjenden 640 qenë, 270 mace dhe kafshë cirku në pension, përfshirë këtu arinj dhe majmunë.

Alarmi është dhënë nga fondacioni që kujdeset me rezervatin i cili ka ndërmend të evakuojë zonën, pasi flakët kanë arritur një distancë prej 10-150 metrash nga kafazët e parë, atyre të arinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA