Pakistan, autobuzi bie në lumë, 50 të vdekur

05/08/2010 14:00

Një autobus i tejmbushur është rrëzuar sot në një lum në Kashmirin pakistanez, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 pasagjerëve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave automjeti udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në lumin Xhelum.

Në bord ndodheshin rreth 60 persona, shumica e të cilëve ishin ulur mbi cati pasi nuk kishin gjetur vende brenda. Skuadrat e shpëtimit arritën të shpëtonin disa persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA