Obama: Irani kërkon dialog të ri
05/08/2010 21:10
Irani kërkon të ndërmarrë negociata me komunitetin ndërkombëtar mbi çështjen bërthamore, ndoshta që në shtator. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.
Fjalët e presidentit janë referuar për Washigton Post, David Ignatius.
“Obama ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejt me Khamenei ose Ahmadinejad mbi fillimin e negociatave, por ka thënë se eksponentët zyrtarë iranianë kanë treguar se duan të rimarrin negociimet në Gjenevë me grupin e vendeve 5+1”, është shprehur ai.
Top Channel