Nju Jork, arrestohet vajza e Rudy Giuliani

05/08/2010 09:05

Caroline Giuliani, vajza e vogël e ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani, është arrestuar pasi u kap duke vjedhur në një dyqan kozmetike.

Caroline, 20 vjec dhe studente në Harvard, u kap në flagrancë teksa vidhte në një dyqan në Sefora, në Pjesën e Lartë Lindore të Manhatanit.

Pronari i dyqanit, pasi konstatoi vjedhjen e mallrave me një vlerë prej 100 dollarësh, nuk insistoi që 20 vjecarja të arrestohej, por policia i vuri asaj prangat.

I ati i saj, Rudy Giuliani ishte bërë i famshëm si kryebashkiaku me “tolerancë zero”, politikë kjo që coi në rënien drastike të kriminalitetit në Mollën e Madhe.

Ish-prokurori i qarkut të Manhatanit, përmes një zëdhënëseje të tij ka deklaruar se bëhet fjalë për një cështje personale dhe ka kërkuar që të respektohet privatësia.

Top Channel