Koreja e Jugut nis stërvitjen detare

05/08/2010 10:15

Koreja e Jugut ka nisur një stërvitje ushtarake kundër sulmeve nënujore, që konsiderohet si më e madhja e bërë ndonjëherë në historinë e saj.

Rreth 4.500 ushtarakë po marrin pjesë në stërvitjen 5 ditore në Detin e Verdhë, pranë kufirit të diskutuar detar me Korenë e Veriut.

Jugu po bën një shfaqje të forcës së tij duke treguar se është ende i inatosur për mbytjen e anijes së tij luftarake në muajin mars.

Sueli deklaron se një silurë koreano-veriore qëlloi anijen “Cheonan”, por Peniani i hedh poshtë akuzat duke deklaruar madje se stërvitja është një provokim.

46 marinarë koreano-jugorë humbën jetën kur anija “Cheonan” u fundos në Detin e Verdhë më 26 mars.

Top Channel