Forensic, 4 orë për testin e ADN-së

05/08/2010 13:15

Shkencëtarët e mjekësisë ligjore kanë zhvilluar një test që mund të lidhë ADN-në e të dyshuarit me provat e mbledhura në skenën e krimit brenda 4 orëve.

Teknika e re mund të përshpejtojë kohën e kryerjes së testit të ADN-së, duke e bërë procesin pothuajse aq të lehtë sa bëhet me gjurmët e gishtave.

Policia do të mund të kontrollojë nëse ADN-ja e të dyshuarit përputhet me profilet në një databazë përpara se të vendosë për lirimin e tij.

Në Britaninë e Madhe, 75% e personave të arrestuar lirohen nga policia brenda 6 orëve, ndërsa 95% lirohen brenda 24 orëve.

Top Channel